A do të ketë orë policore për festën e Bajramit? Përgjigjet Spasovski

Për rrjedhojën e mëtutjeshme të masave restriktive nesër do të bisedohet në Shtabin e krizës, tha kryeministri Oliver Spasovski. Ai tha se masat restriktive janë të dimensionuara në bazë të gjendjes me koronavirusin në vend dhe në bazë të saj merren edhe vendimet e mëtutjeshme. Sa i përket orës policore gjatë festës së Bajramit, kryeministri Oliver Spasovski tha se për shkak se më 24 maj kemi dy festa, kjo meriton një vëmendje të posaçme, prandaj duhet të konsultimme Komisionin për sëmundje infektive.

-Për sa i përket faktit që kemi festë të dyfishtë më 24 maj, ajo duhet të ketë vëmendje të posaçme për bisedime në Shtabin e krizës dhe në seancën e Qeverisë, por sido që të jetë, ne vendimet i miratojmë në bazë të mendimit të ekspertëve, se çfarë mendimi do të dorëzohen tek ne, do të rishikohen dhe do të merren vendime dhe në bazë të asaj do e informojmë edhe opinionin publik,-tha kryeministri Spasovski./TV21