A do të ketë orë policore dhe karantinë? Ja çfarë thotë Zaev

Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaroi sot se akoma nuk ka indikator të cilët do të tregonin se nevojitet të vendoset orë policore apo karantinë, për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Unë personalisht, tha Zaev, jam kundër masave të këtilla, por nuk përjashtohet mundësia nëse Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se nevojiten dhe i rekomandon.

“As Qeveria, as ministri i Shëndetësisë nuk vendosin vetë. Masat sillen me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive”, tha Zaev.