A do të ketë koalicon të gjerë?Ja si përgjigjet Zaev

Kryeministri Zoran Zaev për TV21, tha se asnjë koalicion i gjerë nuk është diskutuar me të. “Me mua para 27 prillit dhe më 27 prill nuk është biseduar për një koalicion të gjerë. Ndoshta kanë biseduar me dikë tjetër”, tha Zoran Zaev.

Edhe Spasovski mohon të ketë zhvilluar bisedime me Todorovin për një koalicioni të gjerë mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. “Unë kurrë nuk kam biseduar me dikë nga VMRO-DPMNE për ndonjë koalicion të gjerë”, tha Oliver Spasovski.

Dje në sallën gjyqësore, në cilësinë e dëshmitarit, ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, tha se hyrja në Kuvend i ka prishur të gjitha planet për koalicionin e gjerë.

“Këtë e them për herë të parë. Kishim bisedime për koalicion të gjerë, prandaj atë ditë isha shumë nervoz dhe i shqetësuar. Ishim në rrugë të mirë për koalicionin e gjerë, i cili duhej ta vendoste vendin në shtegun e duhur për anëtarësim në BE dhe NATO”, dëshmoi dje Nikolla Todorov./TV21