A do të ketë këtë vit ekskursione? Ja çfarë thotë Carovska

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska ka thënë se këtë vit nuk mund të organizohen ekskursione shkollore.

“Janë dërguar rekomandime deri tek Byroja për Zhvillim të Arsimit. Mundet deri në pesë kilometra të kenë shëtitje, nxënësit së bashku me mësimdhënësit që të mund të kenë socializim.

Por, nga ana tjetër ajo që agjencitë nuk i kanë kthyer paratë ka Rregullore. Ministria e ekonomisë kishte rekomandime që të jepen vauçerë të cilët mund të shfrytëzohen në periudhën e ardhshme dhe me siguri kjo ka ndodhur”, ka thënë Carovska duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Koçani.