A do të ketë iPhone 12 mbushës të baterisë pa tel?

Këtu janë të gjitha thashethemet përpara ngjarjes virtuale të lançimit të iPhone 12 nga Apple për pak çaste.
Në një ngjarje virtuale më vonë sot, Apple pritet të zbulojë iPhone 12. Kemi dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me specifikimet e telefonit të ri, çmimin dhe tiparet e mundshme 5G, si dhe aftësitë e karikimit të telefonit të ri.

Ne presim që iPhone 12 të shfaqë karikim pa tel, pasi çdo iPhone e ka integruar atë që nga iPhone 8. Por të premten, një person i afërm me Apple, Kang, postoi në faqen kineze të mediave sociale Weibo se Apple do të prezantojë gjithashtu një karikues magnetik iPhone MagSafe, duke përdorur të njëjtën markë si kabllot e karikimit magnetik që gjenden në laptopët e tij të vjetër MacBook, transmeton Telegrafi.

Një fushë tjetër e spekulimeve është nëse iPhone i ri do të ketë karikim të kundërt – kur një telefon që mund të karikohet pa tel mund të veprojë gjithashtu si stacioni i karikimit dhe të përdoret për të karikuar një pajisje tjetër pa tel.

Konkurrentë si Samsung Galaxy S20, Samsung Galaxy Note 20 Ultra dhe OnePlus 8 Pro kanë karikim pa tel dhe të kundërt me valë, kështu që është e mundur që Apple të marrë hapin e parë në këtë, të paktën në modelet e iPhone 12 Pro (thashethemet thonë se do të ketë katër modele të ndryshme të iPhone 12: iPhone 12, iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 Mini).