A do të ketë dasëm Amdi Bajram?!


Dasma për mbesën e Ambdi Bajramit, e cila do të duhej të mbahej nesër në një restorant në Shuto Orizarë, është anuluar.
Ish-deputeti në një prononcim për emisionin “360 Gradë” tha se një vendim i tillë është marrë sot dhe se nuk do të ketë aheng.
“E anuluam dasmën. Nuk do të ketë festë, gjithçka është anuluar.”, deklaroi Bajram.

Ndryshe, në rrjetet sociale u përhap një foto nga ftesa e dasmës nga familja Bajram, nga ku u bë e ditur se dasma do të realizohet më 11 tetor në një restorant në Shuto Orizarë.
Ambdi Bajram konfirmoi se plani ishte që nesër të mbahej ahengu, por thotë se është anuluar.