A do të ketë BDI ndryshime në qeverinë e re?

Ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Naser Nuredini nuk është përgjigjur në pyetjen se nëse planifikon të japë dorëheqje nga posti i ministrit apo dhe se a pritet të ndryshohet ndonjë kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski.

Ai tha se për këtë do të vendos lideri i partisë, Ali Ahmeti.

“Në këtë pyetje me siguri do të mund të përgjigjen zëdhënësit e partisë. Sigurisht se brenda partisë do të ketë diskutime dhe nga zotëri Ali Ahmeti do të njoftoheni nëse do të ketë ndonjë ndryshim në Qeveri nga BDI”, tha Nuredini.