A do të kandidojë për lider të ASh-së? Taravari përgjigjet prerë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nuk është shprehur mbi një vendim nëse do të kandidonte për lider të partisë.

Ai tha se pret që të shohë vendimin e liderit aktual të ASH-së, Ziadin Sela.

I pyetur nga TV 21 se çfarë do të njdodhte nëse nuk kandidon Sela, Taravari përgjigjet:

“Në parim unë mendoj se zotëri Sela duhet të vazhdojë, por jemi duke e diskutuar me zotëri Selën se si e ka planin më tej. Nëse nuk kandidon edhe mund të shqyrtohet”, tha Taravari.