A do të jep Menduh Thaçi dorëheqje si Ziadin Sela?

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për Klan M tha se partia e tij në këto zgjedhje ka arritur sukses të pritshëm.

”Partia Demokratike Shqiptare kishte rezultat fantastik në këto zgjedhje për këshillin e komunës, dhe tani pres një kthesë të fuqishme në skenën politike të PDSH-së”

Në pyetjen e moderatores se a do të dorëhiqet Menduh Thaçi si Ziadin Sela?

Kreu i PDSH-së tha se ai nuk do të tërhiqet pasiqë ka rezultat pozitiv dhe dita ditës partia e tij po ngrihet.