A do të izo*lohet shteti pas zgjedhjeve? Filipçe: Mund të marrim masa restr*iktive vetëm nëse eskalon situata

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë inspektimit në spitalin e ri të Kërçovës tha se i njëjti do të përfundohet brenda dy viteve.

Filipçe sërish tha se po përgatiten për një va*lë të re të fuq*ishme të vir*usit në vjeshtë.

Në pyetjen e Tv21 se a do të hyjë shteti sërish në karantinë pas zgjedhjeve ministri Filipçe tha se nuk mendohet për një gjë të tillë sidomos tani që numri i rasteve të reja ka filluar të bije. Por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë nëse numri rritet ndjeshëm.

“Në këtë moment nuk ka asnjë indikacion për t’u marrë masa shtesë restriktive, marrë parasysh se numri i rasteve të reja bie dhe më pak mendojmë tani për një masë të tillë.

Por nëse ndodh të ketë eskalim të situatës normalisht që do të sillet masë rest*riktive në lëvizje, ndoshta në disa pjesë të vendit ose në gjithë territorin. Por tani për tani indikacione të tilla nuk ka”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.