A do të hapen kafenetë dhe restorantet?! (VIDEO)

Nuk ka detaje, kur do të hapen dhe si do të funksionojnë ambientet e kafeneve dhe restoranteve në vend. Pronarët sot takuan anëtarë të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, por nuk zbuluan se cilat propozime i kanë paraqitur.

Ata dëshirojnë të përfshihen në të gjithë procesin, në mënyrë që të merret një vendim që do të jetë më i miri për kafenetë dhe restorantet, por edhe për qytetarët, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre nga koronavirusi. Sidoqoftë, Komisioni për sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë e kanë fjalën e fundit.