A do të emërohen ministrat e rinj sot?

Mbrëmë vonë përfundoi seanca parlamentare për përzgjedhjen e ministrave të rinj, për të vazhduar sot në mesditë me fillim nga ora 12:00.

Deputetët debatojnë për zgjedhje të ministrave të rinj, të propozuar nga Qeveria – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova ministre e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën e 104-të, e cila filloi dje, e kërkoi besimin nga deputetët për formimin e Qeverisë që siç u shpreh ai më stabile, më të suksesshme, më efikase dhe të përqendruar.