Më datë 23.1.2019 ishte senaca e fundit në të cilën do të duhej të thuheshin fjalët përfundimtare për rastin e Erhan Mamutin i akuzuar për vjedhjen në bankën Halk-Bank por, çuditërisht edhe pse 15 muaj në paraburgim, seanca e tij shtyhet tani më gati 3 herë, të mërkurën ndodhi po e njëjta, duke mos dhënë arsyetime të qarta dhe anuluar senacën, për ta shtyrë atë më datë 30.
Erhan Mamuti është i akuzuar për vjedhjen në “Halk Bank” që ndodhi më datë 3.11.2017.
Avokati Asmir Alispahiq në senacat paraprake përpara trupit gjykues, ka prezantuar të gjitha dëmshitë se ku i pandehuri Mamuti ka qenë ditën e ndodhjes së vjedhjes si dhe pyetje tjera të cilat mundësojnë zbardhjen e të vërteta!
Avokati Alispahiq për Pa Censurë tha: “Prokuroria nuk dha asnjë dëshmi të sigurtë për ta gjykuar Erhanin, dëshmitarët e sjellur nga Prokuroria nuk e kanë njohur klientin tim, për këtë lëndë nuk ka fakte, ndaj edhe ndodh shtyerja e seancave, si duket dëshirojnë të bëjnë presion sepse dikush duhet të përgjigjet për 15 muajt e paraburgimit”.
Dëshmia më e fortë që nxjerr Erhanin të pafajshëm, është video regjistrimi i vjedhjes së bankës, në të cilën shihen personat dhe fytyra e zbuluar e njërit nga vjedhësit, Prokuorira ka kërkuar nga Byroja për Ekspertizë Ligjore për zbardhjen e video inxhizimit, ku në përgjigjen e BEL-së shkruan se, nuk mund të konfirmojmë me vërtetësi se personi që shihet në video është i pandehuri.
Erhan Mamuti është i paraburgosur në “Shutkë” tani më 15 muaj. Vjedhja në “Halk Bank” ndodhi më datë 3.11.2017 në ora 9:30 në rrugën “Aleksandër Urdareviq” ku tre njerëz me maska dhe të armatosur morrën nga “Halk Bank” 1.150.000,00 denarë, dy personat tjerë ende janë të paidentifikuar./Pa Censurë