A do të dekorohet Tetova për festat e fundvitit?

Sheshi i Komunës së Tetovës këtë vit nuk do të dekorohet për festat e fundvitit, mjetet financiare të parapara për këtë do të shkojnë në luftën me virusin korona dhe programe sociale, këtë e konfirmuan për Portalb.mk nga Komuna e Tetovës.

Bëhet fjalë për rreth 3 milion denarë të cilat paraprakisht ishin paraparë për dekorimin e qytetit, ndërkaq me përkeqësimin e situatës me virusin korona, këto mjete do të dedikohen diku tjetër sepse kështu kanë vlerësuar autoritetet komunale.
“Mjetet të cilat paraprakisht ishin paraparë për dekorimin e qytetit do të ridestinohen në lu*ftën me Kovid-19 dhe programe sociale, bëhet fjalë për rreth 3 milion denarë” theksuan nga Komuna e Tetovës.

Rikujtojmë se edhe vitin e kaluar nuk u bë dekorimi i qytetit të Tetovës, mjetet për atë u destinuan nevojtarëve të tërmetit në Shqipëri, gjegjësisht në Durrës.