A do të bëhet Kosova pjesë e ‘Mini-Schengenit” ballkanik?!

Pas dy ditësh negociata Kosova dhe Serbia nënshkruan sot më 4 shtator marrëveshjen historike në Washington për normalizimin ekonomik të vendeve, shkruan Gazeta Metro.

Në njërën nga pikat e marrëveshjes thuhet se Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e ‘mini – Schengen-it’.
“Të dy palët (Kosova dhe Serbia) do të bashkohen në zonën ‘mini – Schengen’ të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të 2019 dhe do të shfrytëzzojnë plotësisht përfitimet e saj”, thuhet në njërën nga pikat e marrëveshjes.

Kujtojmë, që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot më 4 shtator marrëveshjen historike në Washington. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizimin ekonomik.