A do të arrij Vetëvendosja të formoj qeverinë? Xharra: Kjo është pyetje për një milion dollarë

Jeta Xhara e ftuar ne “Programi 200”, shprehet se që në momentin kur të gjitha partitë politike parlamentare, përfshi edhe partnerin e koalicionit votuan për ta rrëz*uar qeverinë Kurti, në një far forme lë hapësirë të kuptohet se edhe në këto zgjedhje të gjitha partitë garuese janë kundër Vetëvendosjes, që sipas sajë është normale. Xhara madje shprehet se të gjitha sondazhet që po bëhen për momentin në Kosovë tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje është e para. Megjithatë se a do të arrij që të fitoj aq deputetë sa për të formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës, thotë se kjo është pyetje për një milion dollarë.

“Krejt çka ka nevojë Vetëvendosja është të merr 51 deputetë, sepse 10 do t’i merr potencialisht nga vendet e rezervuara nga të minoriteteve, vendeve jo serbe, pra deputetët turk, boshnjak, romë, ashkali, potencialishtë aty mund ti merr edhe 10 të cilët kur i pyesim ne se për çfarë qeverie votojnë, ata zakonisht, tradicionalisht në Kosovë votojnë për partinë që është duke e bërë qeverinë.do të thotë ka nevojë me i marrë vetëm 51.

A është kjo e mundur?
“Kjo parti është më afër se krejt partitë tjera, gati pas lu*fte për me i marr 51. Në 10 vitet e fundit nuk kemi pasur parti që ka kalua 40 për qind. Kur them 40 për qind, kjo është shifër konservative, vetvetiu është e madhe përmbi 40 për qind, me standardet e Kosovës është e madhe. Sepse asnjë parti në 10 vitet e fundit nuk i ka marrë 40 për qind, e po duket që 40 për qind do ti merr. Se a do ta formoj qeverinë është një pyetje një milion dollarëshe, megjithatë fitorja do të jetë e madhe”, deklaroi Xharra.