Zëvendëskryeministri Artan Grubi i ka qujtur lajme të rreme shkrimet e publikuara në disa portale se ai mund do ta zëvendësojë kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, në rast se ai dorëhihet nga drejtimi i partisë për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.
Pyetje: Zoti Grubi, pas zgjedhjeve pati disa shkrime nëpër portale se mund ta zëvendësoni liderin e partisë nëse ai dorëhiqet për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. A keni ambicie për drejtimin e partisë?
Artan Grubi: Këto janë lajmet të rreme. Ali Ahmeti absolutisht i pazëvendësueshëm dhe figura më e rëndëishme jo vetëm e Maqedonisë por edhe e rajonit në shekullin e kaluar dhe në shekullin aktual.