Ish-politikani dhe afaristi Imer Selmani në emisionin “24 analizë” në TV24 është në mëdyshje se Zoran Zaev do të tërhiqet nga vendimi për dorëheqje nga postet e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së.
“Ajo që i intereson të gjithëve është se çka do të ndodhë pas dorëheqjes së Zaevit nga postet e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së. Partnerët e koalicionit thanë se është vendim i shpejtuar dhe se shumica parlamentare është e brishtë, por stabile. Zaevi ishte mjaft i bindur dhe dyshoj se do ta tërheq vendimin për dorëheqje”, theksoi Selmani.