A do ta njohë Greqia pavarësinë e Kosovës?!

Kryediplomati i Greqisë, Nikos Dendias ka qëndruar sot në Prishtinë ku është takuar me liderët e shtetit të Kosovës.
Dendias po qëndron në Kosovë për siç thotë ai thellimin e bashkëpunimit diplomatik dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

I pyetur nëse ka shpresë që Greqia të njohë së shpejti Kosovën, ministri i jashtëm grek deklaroi se kjo nuk është çështje shprese por vendosje e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Epo, nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve”, deklaroi ai.

Dendias tha se Athina zyrtare po shikon përpara për të vendosur marrëdhënie me Kosovën.
“Ne jemi fqinj dhe jemi shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.