A do ia dalë Austria, çerdhja e epidemisë në Europë, të jetë triumfatorja e parë kontinentale?

Kancelari austriak Sebastian Kurz, në marrëveshje me Stafin e tij të Krizave, ka vendosur ë të hapte dyqane të vogla që më 14 prill, e të tjerat mund të hapen në fillim të majit.
Hotelet dhe restorantet nuk duhet të presin deri në mes të majit përpara se të hapin dyert, dhe statusi i tyre do të diskutohet vetëm në fund të muajit

Kurz prezantoi një relaksim të masave ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mbeten disiplinorë dhe të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kompetente për distancimin shoqëror.
Sipas mediave, deri të hënën në 10 të mëngjesit në Austri kishte 12,058 raste infeksioni, shumica në Tirol (2.756), ku ndodhet edhe një prej çerdheve të epidemisë në Evropë.

Qëllimi, pretendon Kurz, është që të dilet nga kriza më shpejt se vendet e tjera.
Vjena mori vendimin në kohën e 12.390 rasteve të konfirmuara të koronavirusit, ndërkohë që deri më tani, 243 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pasojave të COVID-19.

Austria regjistroi rastin e saj të parë të koronavirusit më 25 shkurt, dhe aktualisht ka 1.344 raste për milion banorë.

Në mes të marsit, numri i pacientëve në Austri ishte me një normë prej 40 përqind. Nëse nuk do të kishte ndërhyrë duke futur masa të rrepta dhe kufizuese në atë kohë, tha ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober, Austria do të kishte numëruar më shumë se 2 milion të infektuar, që është pothuajse një e katërta e popullsisë së përgjithshme të vendit.