A bën, moj Nanë e dashur, që Kosova coptohet…

Enver Hasani
Nënë e dashur,

Sot nuk mund të vi te varri yt, për të vënë kurorë, më shokët dhe miqët, më bijët e bijat që linde, më vëllaun tënd Hysenin, me askend.
E di se e din që unë sot nuk do të jem të varri yt, për të kujtuar respektin për ty dhe ditën që të vrau diktatori serb S. Millosheviq, së bashku me mijëra të tjerë.

Ti e din, Nënë e dashur se unë do të doja të jem me ty, së bashku më plot të tjerë, shokë të mi, më bijët tu, vëllaun tënd. Nuk mund të vi sot Nënë e dashur, se botën e ka kapluar një frikë që po i thonë VIRUSI KORONA.
Po vret në katër anët e botës, Nanë e dashur. Jemi bërë të njëjët, Nanë e dashur, me ameirkanët dhe evropianët, me rusët dhe afrikanët, me kinezët e latino-amërikanët, krejt bota u bë një.

Frika , Nanë e dashur, nuk paska identitet, njëjët sui varfëria dhe e liga. Qenka shumë universal. Vetëm ta shihësh Nanë, si frikësohet kryetari I Amërikës, i Kinës dhe Russië, njëjët sikur ne.
Nanë e dashur, Kosova po rrin stoike në durimin e terriorit serb, atij që të vrau ty. Po i bën ballë Serbisë dhe frymës së Kishës Serbe për Kosovën, që na shohin si numra pavlerë në tokën e tyre të shenjët.
Kosova Nanë e dashur, si në kohën tëndë kur më linde, po han kokat e bijëve të saj , atyre që po çojnë krye për të ruajtur dinjitetin e saj të nëpërkëmbëur.
Po han koka, Nanë e dashur, sepse Serbisë akoma po ia mbajnë ison njerëzit tanë , sic ja kanë mbajtur dikur në kohën kur më linde mua dhe vllezërit e motrat e mia. Vese tani moj Nanë, po na thojnë që sytë po na bëjnë se kjo nuk është mbajtje isos por për të mirën e Kosovës dhe se duan Rusinë ta largojnë nga këtu.

A bën, moj Nanë e dashur, që Kosova coptohet dhe Rusia largohet jo vec nga Kosova por nga krejt Ballkani? Si duket, Nanë e dashur, rruga jonë për perendim po shkon përmes Rusisë dhe ti e mijëra të tjerë jeni vrarë kot.
Desha moj Nanë e dashur, vec të të falenderoj, jo të të lodhi me politikë, dhe të kërkoj falje që sot nuk po mund të jem me ty, as unë dhe as shokët e ata që i linde, as daja Hysen dhe askush. Ka dal një mortajë moj Nanë, për të cilën na kë folë si fëmi, se si kanë vdekur të parët tu, aty ku sot e ke lapidarian në fshatin Vllahi, dhe don fare të na qes.

U bë mirë Nanë, që nuk u rivarrose në fshatin ku linde. Ai fshat moj Nanë, në këtë botë me sa duket, do të ngel nën Serbi, bashkë më shumë fshtatra të tjerë. A të kujtohet Gazivoda? Po vendi ku lindi Isa Boletini, që baba yt e ka pasur bashkëluftëtar? Krejt ato fshatra moj Nanë, në Serbi do të ngelin!
Por, Nanë e dashur, mos u mërzit, se Rusinë nga Ballkani po e hjekim!
Kosova, moj Nanë, nuk po mendon për ty, as për mua e as për askend. Ka gelur si në kohën kur u vrave ti nga dora e gjakpirësit të Ballkanit, që tani do të lirohet nga rusët kur toka e Kosovës të jepët si pajë, dhe koka turku në Kosovë do të bine për ta liruar këtë rajon nga rusët.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës Nanë, ty dhe krejt atyre që u vranë nga dora e njëjët. Ju u vratë vërtetë për ta hequr Rusinë nga ky rajon i Evropës. Aty ku je, afër teje krejtësisht, do të jemi së bashku shumë shpejt, ndoshta nga Virusi Korona, por gjithsesi do të jem aty.

Të përqafon me mall, biri yt, Enveri