U sulmua në mal nga një ari, kryetari i komunës së Pllasnicës e shpërblen me 30.000 denarë Minçe Ramçeskin, për frikën e pësuar dhe guximin e treguar

Komuna e Plasnicës ka marrë vendim që bashkëqytetarit Minçe Ramçeski t’i ndajë ndihmë financiare prej 30.000 denarë për frikën e pësuar dhe guximin pas sulmit të një ariu të murrmë. Ndihmën financiare shtatëdhjetë e gjashtë vjeçarit Ramçeski ia ndau kryetari i komunës, Alija Jaoski.

Shpërblimi prej 30.000 denarë për bashkëqytetarin tonë është plotësisht i merituar, sepse me guximin e tij ka arritur të shpëtojë veten pas një sulmi agresiv të një ariu të egër. Duke ndjekur shembullin e komunës së Plasnicës, ftoj shumë bashkëqytetarë tanë nga diaspora, vendas të Plasnicës, që t’i bashkohen këtij akti human dhe brenda kufijve të mundësive të tyre ta përkrahin bashkëqytetarin tonë Minçe Ramçeskin, pas takimit të tij të papritur me një ariu, për ta tejkaluar këtë periudhë krize – theksoi kryebashkiaku dhe theksoi se asnjë kontribut nuk është i vogël dhe çdo ndihmë ka një rol të rëndësishëm në shërimin e tij emocional.