Spasovski: Tetë Marsi është simbol i luftës për të gjitha të drejtat dhe për barazi të grave në mbarë botën


Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi është simbol i luftës për të gjitha të drejtat dhe për barazi të grave në tërë botën. Festa në thërret të vazhdojmë t’i mposhtim parimet konservative dhe të vjetëruara për rolin e gruas, theksoi në video fjalimin e tij kryeministri Oliver Spasovski me rastin e festës së sotme.

Arritja e barazisë, siç theksoi, kërkon vazhdimësi dhe insistim nga të gjithë ne, ndërsa rolin kyç në atë proces e kanë arsimi i mirë, posaçërisht temat për barazi gjinore dhe jodiskriminim.

Vend të posaçëm mes prioriteteve, sipas tij, zënë vend edhe barazia ekonomike dhe sociale.

“Të mos ndalojmë së angazhuari të krijojmë kushte për gra dhe vajza ekonomikisht të pavarura. Ato janë kushte që nënat, gratë dhe vajzat tona të përballen me diskriminimin, dhunën dhe varfërinë. Shoqëria do të lëvizë përpara me gra dhe vajza të emancipuara. Vetëm në atë mënyrë dhe me angazhime të përbashkëta dhe pjesëmarrje në këto procese do ta përforcojmë shoqërinë në qytetarë dhe qytetare të barabarta në të gjitha bazat. Gëzuar 8 Marsi për shoqëri të barabartë gjinore”, theksoi kryeministri Spasovski.