WSJ: Arrestime të reja në familjen mbretërore në Arabinë Saudite

Turkey's President Recep Tayyip Erdogan, right, shakes hands with Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman, prior to their meeting in Jiddah, Saudi Arabia, Sunday, July, 23, 2017. Erdogan is on a two day tour in the Middle East, that will take him to Saudi Arabia, Kuwait and Qatar. (Presidency Press Service/Pool Photo via AP)

Autoritetet saudite kanë arrestuar tre anëtarë të familjes mbretërore, duke përfshirë një vëlla të mbretit dhe një ish-princ të kurorës, për shkak të një përpjekjeje të dyshuar për grusht shteti, raportoi të premten Wall Street Journal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimit, Princi Ahmed bin Abdulaziz al Saud, vëllai i mbretit Salman dhe ish-princi i kurorës Mohamed bin Nayef bin Abdulaziz al Saud, nipi i mbretit, janë akuzuar për tradhti.

Rojet nga gjykata mbretërore të veshur me maska kanë ​​bastisur shtëpitë e anëtarëve të lartë të familjes mbretërore të premten herët dhe i kanë arrestuar, tha gazeta, duke cituar persona të njohur me çështjen.

Rojet arrestuan gjithashtu një nga vëllezërit e princit.

“Gjykata mbretërore saudite akuzoi të dy personat se kishin komplotuar një grusht shteti për të vrarë mbretin dhe princin e kurorës, sipas personave të njohur me situatën”, thuhet në raport, duke iu referuar mbretit Salman dhe princit të kurorës Mohammad bin Salman.

Në nëntor të vitit 2017, autoritetet saudite arrestuan dhjetëra biznesmenë dhe princër me akuzat për korrupsion dhe i mbajtën në Hotel Ritz-Carlton në Rijad.

Që atëherë, bin Salman, i cili është përballur me kritika të ashpra për rolin e tij të dyshuar në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka konsoliduar kontrollin e tij mbi pushtetin.

Khashoggi, një banor amerikan dhe kolumnist për “Washington Post”, u zhduk pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018.

Pasi fillimisht tha se kishte lëshuar konsullatën gjallë, javë më vonë, qeveria saudite pranoi se ai ishte vrarë atje, duke fajësuar një grup operativësh sauditë që, sipas saj, kanë vepruar pa dijeninë e autoriteteve.

Siç është raportuar, thuhet se CIA ka ardhur në pëfundim se bin Salman ka drejtuar vrasjen e Khashoggit.