Hoxha nga Mitrovica: Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhetë


Imami Latifi po thotë se koronavirusi po vjen nga vet sjellja e burrave, pasi ata nuk lejuan që gratë myslimane të vendosin ferexhetë.

Sipas tij edhe burrat tani kanë vendosur ferexhe, duke ironizuar me maskat e vendosura tek pjesa e gojës si masë kundër mbrojtëse ndaj virusit.

“U qun pesh si lojshin myslimanët mi qit ferexhetë, Allahu i madh jau qoj tash edhe burrave, s’keni dashtë për gra tash edhe burrat me i qit maskat tonë me ferexhe”, ka thënë Latifi.

Më poshtë keni edhe videon ku dëgjohet imami kontrovers duke thënë deklaratën çuditëse për koronavirusin.