Ramiz Lladrovci pret Ali Ahmetin: Drejt fitoreve të reja


Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte ka pasur takim pas pjesëmarrjes në shënimin e “Epopesë së UÇK-së” me liderin e BDI-së, Ali Ahemtin dhe ish kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Lladrovci thotë se Ahmetin e presin fitore të reja.

“Pas pjesëmarrjes në shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, e përmbyllëm ditën me një darkë të përbashkët me Abaz Gjukën, Talat Xhaferin, Fatmir Xhelilin dhe Faruk Ademin.

U pajtuam se duhet të shihemi më shpesh, jo vetëm me rastin e ditëve të shënimit të datave të historisë, apo për të qarë për mosunitetin nacional por edhe për fitoren në zgjedhje kur marrim pjesë!
Fitorja është sinonim i njerëzve të drejtë, të mirë por edhe trima!” ka shkruar Lladrovci.