Politikanët përmbushin minimalisht premtimet parazgjedhore për të përmirësuar situatën me barazinë gjinore. Gratë afariste kërkuan nga qeveria të krijojë një fond, për të mbështetur idetë e grave për biznes. Sfidat në zonat rurale janë të shumta, si përjashtimi social i grave, papunësia, diskriminimi gjinor, shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave, privimi i tokës bujqësore dhe pronës, si dhe nga e drejta për pushimin e paguar të lindjes, për prindër.
“Nuk mbahet asnjë statistikë me bazë gjinore. Prandaj edhe tani, me planin e veprimit, kërkojmë me shkresë nga Qeveria, të mbahen statistika gjinore. Ne duhet të kemi informacione, përndryshe kemi politika shumë të mira me të dhëna të pasakta. Nuk mundemi ashtu”, deklaroi Valentina Disoska, Kryetare e Shoqatës së Grave Afariste.