Fakulteti Pedagogjik pranë Universitetit në Tetovë sot organizoi manifestim solemn në prag të 7 Marsit – Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. U mbajt panel diskutim me temë “Arsimi në gjuhën shqipe-dje, sot dhe nesër.
“Ne si Fakultet Pedagogjik e organizojmë këtë manifestim duke u munduar që të ngrihet vetëdija, profesionaliteti dhe kompetencat e vetë mësuesve sepse shënimi i kësaj dire do të thotë shumë për arsimin në përgjithësi, ndërsa veçanërisht për arsimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne do të përpiqemi edhe më tej t’i përmirësojmë kushtet për një sjellje profesionale dhe institucionale të të gjithë faktorëve në arsim me qëllim të avancimit të tij në shoqëri”, deklaroi Fadbi Osmani, dekan i Fakulteti Pedagogjik.
Për rolin e mësuesit në shoqëri, foli prodekanja Rabije Murati.
“Të gjithë ne jemi dëshmitarë të rolit të mësuesit në arsimimin dhe edukimin e të rinjve, ashtu që ne gjithmonë duhet të kemi kujdes çfarë mësues do të kemi në të ardhmen nëse ata mësues do të kenë vlera profesionale që të munden ta ngrejmë shoqërinë në një nivel më të lartë. Kjo do t’u ndihmojë jo vetëm të rinjve por edhe të gjithë shoqërisë që të kemi zhvillim më të madh dhe një shoqëri më[ të arsimuar”, theksoi Murati.
Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas e njëjta në vend që si ditë për dhurata të jetë ditë revolucionare, porositi profesoresha.
“Ditën e gruas e kuptojmë si ditë për dhurim të luleve dhe dhuratave, por konsideroj se dita e gruas duhet të jetë ditë revolucionare në të cilën duhet të kërkojmë trajtuim të njëjtë në shoqëri, në institucionet ku burrat konsiderojnë se kanë prioritet në ngritjen e atyre institucioneve”, theksoi Murati.
Data 7 Mars shënohet si Ditë e Mësuesit sepse që në qytetin e Korçës në Shqipëri është hapur shkolla e parë në gjuhën shqipe në përgjithësi në Ballkan.