Thaçi: Gabim ka qenë mos emërimi i liderëve në poste udhëheqëse në qeveri


Kreu i PDSH, Menduh Thaçi i ftuar në televizionin T7, në emisionin Pressing, edhe një herë ka thënë se ai në këto zgjedhje do të garojë për postin e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e RMV, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 12 prillit.
Sipas Thaçit gabimin më të madh partitë politike e kanë bërë në mos emërimin e liderëve në postet më të larta që u ka takuar në qeveritë e mëparshme në Maqedoni.

“Gabimin më të madh partitë politike shqiptare që e kanëbërë është mos emërimin e liderit në pozita të larta qeverisëse në shtet, gabim që e kam bërë edhe unë”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se pas zgjedhjeve do të angazhohet për të ulur numrin e zv-kryeministrave nga katër në një, por me ingerenca më të mëdha se sa kanë pasur në qeveritë e mëhershme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.