Gjykatësit të cilët me qëllim do të vjetërsojnë lëndë, siç kemi raste në Gjykatën e Lartë, por edhe në gjyqe tjera me automatizëm do të shkarkohen, ka thënë në konferencën për shtyp lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke paralajmëruar reforma të reja në gjyqësi pas formimit të qeverisë së re.
Ai ka rikujtuar në moton “Drejtësi për të gjithë” e cila ka qenë një nga themelet me të cilën LSDM doli në zgjedhje në vitin 2016.
Ka paralajmëruar se lëndët do të ndiqen në mënyrë elektronike dhe nëse vërtetohet se dikush na gjyqësi nuk ka vepruar me qëllim të vjetërsohet lënda, siç ka thënë Zaev do të alarmohet dhe ai gjykatës ose prokuror do të shkarkohet me automatizëm, ndërsa Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik do të kenë detyrë atë ta konstatojnë.
“Fillojmë me kontroll detajor të gjendjes pronësore të gjykatësve dhe prokurorëve publik. Pason kontroll 5 për qind i gjitha aktakuzave gjyqësore në pesë vitet e fundit, me përzgjedhje të rastësishme”, ka thënë Zaev.
Ai ka paralajmëruar se pas krijimit të qeverisë së re do të bëjnë disa hapa që siç tha “edhe njëherë të binden se rruga e gjykatësve dhe prokurorëve publik ndaj drejtësisë dhe veprimit të pavarur është hapur dhe ata do të veprojnë”.
Ligji për Prokurori publike, siç ka thënë Zaev garanton se politika nuk mund të intervenojë në lëndët gjyqësore dhe se të gjitha lëndët nga korrupsioni i lartë patjetër do të kenë epilog gjyqësor.