A do futen duar korruptive në 1 miliard e 150 milion euro të dhëna nga donatorët për rindërtimin pas tërmetit?
Kjo është çështja për të cilën shqetsohën dhe ndërkombëtarët, ata që kanë kontribuuar në shumën e mbledhur, e Rama u ka dhënë garanci se gjithçka do jetë transparente.
Në një mbledhje të Komitetit të Rindërtimit, ai mblodhi përfaqësues të vendeve donatore, mes tyre dyshen diplomatike Kim-Soreca, duke iu premtuar se do i bëjë, edhe ai vetë, “sytë katër” mbi çdo cent.
“Doja të falenderoja SHBA që ka marrë parasysh propozimin për Akademinë e Transparencës. Do kemi 4 palë sy që gjërat të shkojnë në vendin e duhur.
Kemi një rrjet të tërë njerëzish që zbatimi të jetë në rregull”, tha Rama.
Shefi i qeverisë më tej propozoi”:
“Një raport që të bëhej në herë në 2 javë 3 jave, një herë në muaj, dhe të bëhet një analizë e shpenzimeve në momentin kur të nisin shpenzimet. Në anglisht dhe në shqip, dhe të ndahet në faqen e internetit të rindërtimit, për të parë vetë planet me sytë e tyre, tipologjitë e ndryshme të shtëpive e shkollave që do të ndërtohen. Të shohin zhvillimin përmes videove.
Gazetarë, qytetarë, akademikë, sigurisht edhe opozita, të kenë mundësinë të përditësohen në kohë reale. Duam të përcaktojmë formatin e raportit edhe afatet kohore.
Mendoj se do të ishte mirë për të gjitha ju, si donatorë, që kanë dhënë kontribute, do të ishte mirë të merrnin raporte permanente për rindërtimin.
Sepse është e rëndësishme për të parë vetë se cili është kontributi i tyre dhe jam i sigurt të shikonin që jemi të gatshëm për transparencë deri në fund”, tha Rama