Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg në konferencë për medie me presidentin Zoran Millanoviq sot në Zagreb deklaroi se Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi anëtar i Aleancës Veriatlantike për disa javë. Ai e falënderoi Kroacinë për mbështetjen në politikën e saj të dyerve të hapura.
“E përshëndesim faktin se Kroacia është luftëtare e fuqishme për polikë të dyerve të hapura të NATO-s. Dhe së shpejti, për disa javë, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e 30-të, që tregon se dera jonë mbetet e hapur”, tha Slotenberg në konferencën për medie pas takimit me presidentin Millanoviq.
Presidenti kroat theksoi se “i njohuri dhe miku i tij i vjetër” Stoltenberg ishte mysafiri i parë më i vjetër në Pantovçak në mandatin e tij, duke përkujtuar se karriera e tij diplomatike kishte filluar në atë aleancë.