Kim Mehmeti: Nëntoka politike është e bashkuar në betejën për ta mbajtur në robëri popullin!

Nuk është e panjohur ndërhyrja e Tiranës zyrtare sa herë që ka zgjedhje në Maqedoni. I nxitur nga falënderimet e Edi Ramës drejtuar Ali Ahmetit, shkrimtari ynë Kim Mehmeti thotë se burrështetasve të Shqipërisë u kujtohet se ka shqiptarë në Maqedoni vetëm gjatë fushatave parazgjedhore kur ka rrezik të humbin shokët e tyre të bizneseve të përbashkëta. Kim Mehmeti pohon se nëntoka politike shqiptare gjithmonë ka vepruar e bashkuar në betejën për ta mbajtur në robëri e të nënshtruat popullin e vet. Më poshtë ua sëllim komentin e plotë që Kim Mehmeti e ka publikuar në faqen e tij të FB.

“Lexova diku se Kryeministri i Shqipërisë, në fjalimin e tij në kongresin e PS-së, e paska falënderuar liderin e BDI-së për mundin dhe sakrificën që ka bërë në të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Dhe më befasoi pse nuk ia ka radhitur disa nga ‘të arrirat’ e paharrueshme për shqiptarët e Maqedonisë, e që u ‘realizuan’ përderisa BDI ishte pjesë e koalicionit qeverisës, siç janë rasti i Sopotit, i Monstrës, i likuidimit të Harun Aliut me shokët, Nata e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë, deshqiptarizimi i vendbanimeve të këtushme nëpërmjet projektit ‘Shkupi 2014’, ofendimi i popullit shqiptarë nëpërmjet ‘Enciklopedisë së Maqedonisë… Siç ka mundur t’ua rikujtojë pjesëmarrësve në Kongres edhe përkushtimin e kryetarit të BDI-së që t’i bind shqiptarët e këtushëm se baras me shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarisë është edhe luani bullgar.
Sidoqoftë mbetet e vërteta se Tiranës zyrtare i kujtohet se ka shqiptarë në Maqedoni vetëm gjatë fushatave parazgjedhore në këtë vend. Atëherë kur nëntoka mbarëshqiptare politike bëhet bashkë në betejën për ta mbajtur nën ‘robëri’ dhe për ta mposhtur popullin e vet. Siç ndodh edhe tani kur Piktori e ndihmon vëllazërinë e këtushme të zanatit dhe marifetit.” Shkruan Kim Mehmeti.