Analisti nga Amerika e quajti Vjosa Osmanin fatkeqësi të Kosovës, i reagon Veton Surroi


Analisti kosovar që jeton në Amerikë, Uk Lushi, pati një reagim të ashpër ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e quajtur edhe fatkeqësi të Kosovës.

Sipas tij, Osmani po ndikon që të mos përafrohen vendimmarrësit politik, duke aluduar në Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin.

Lushi, duke komentuar refuzimin për thirrjen e seancës për raportimin e presidentit Thaçi, tha se Osmani po bën intriga dhe taktika për politika ditore.

“Vjosa Osmani me intrigat e saj taktike të politikave ditore, me papërgjegjësinë kundrejt detyrimeve shtetërore dhe indolencën vepruese si shërbëtore e paguar e popullit vazhdon të pengoj përfarimin e vendimarrësve dhe politikanëve të Kosovës. Ajo sot ka shtyer takimin mes kryeminsitrit dhe presidentit të Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë”, shkruante Lushi.

Mirëpo, Lushit i ka reaguar publicist Veton Surroi, i cili ka thënë se Osmani është një kryetare që e ruan dinjitetin e Kuvendit të Kosovës.

“Në fakt, është një kryetare që ruan dinjitetin e Kuvendit të Kosovës”, ka komentuar Surroi në reagimin e Lushit.