“Freedom house”: Maqedonia e Veriut shënon progres, megjithatë ende mbetet vend pjesërisht i lirë


Maqedonia e Veriut këtë vit shënon progres në të drejtat politike dhe liritë qytetare, por edhe më tej mbetet në grupin e vendeve pjesërisht të lira, tregon raporti më i ri i organizatës joqeveritare amerikane “Freedom house” për lirinë në botë në vitin 2020.

Në shkallën nga 1 (më keq) deri 100 (më mirë), vendi ndodhet në vendin e 63-të, që është për katër pozicione më mirë në krahasim me raportin për vitin 2019.

“Fridom haus” thekson se “në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhje presidenciale korrekte dhe demokratike, të cilat kanë ndihmuar që të riparohet gabimi nga qeverisja jodemokratike e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Nga vendet e rajonit, në grupin e shteteve të lira janë Sllovenia, Kroacia, Greqia dhe Bullgaria, ndërsa Shqipëria, Kosova, Serbia, BeH-ja dhe Mali i Zi janë vende pjesërisht të lira të renditura mes pozicioneve 53 dhe 67-të, transmeton Medial.

Nga 195 vende të botës të përfshira në analizën e “Fridom haus”, 83 janë shënuar si të lira, 63 si pjesërisht të lira, ndërsa 49 si jo të lira.

Listën e vendeve më të lira e kryesojnë Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Holanda.

Më keq të pozicionuara janë Siria, Sudani Jugor, Koreja Veriore, Arabia Saudite dhe Libia.

Numri i vendeve të lira këtë vit është më i vogël për tre për qind, ndërsa të vendeve pjesërisht të lira dhe jo të lira është rritur për dy për qind.

“Fridom haus” shënon rënie të demokracisë në mbarë botën edhe atë jo vetëm në vendet me regjim autoritar, por edhe në vendet që kanë traditë shumëvjeçare demokratike. Të drejta politike dhe qytetare janë të rrezikuara, liderët populistë dhe partitë i kanë përforcuar sulmet mbi institucionet, ndërsa në shumë vende demokracia është nën kërcënim.