Kjo është shqiptarja që përfaqëson 12 shtete në Këshillin Global, edhe Serbinë

Ornela Çuçi është përzgjedhë si anëtare me të drejta të plota me një mandat dy vjeçar në Këshillin Global Environmental Facilities.

Ajo do të përfaqësojë 12 shtete të rajonit si: Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Ukrainë.

Më poshtë, KultPlus ju sjell deklaratën e saj të plotë në lidhje me këtë emërim.

E nderuar të përfaqësoj 12 vendet e rajonit (Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Ukrainë), si anëtare me të drejta të plota me një mandat dy vjeçar në Këshillin e Global ? Environmental Facilities.

E nderuar që 32 anëtarët e këtij bordi më përzgjodhën si pjesë e Komisionit të Etikës dhe Konfliktit të Interesit si dhe e Komisionit të Vlerësimit të Sekretariatit të këtij fondi global, më i rëndësishmi sot për mjedisin.