Dimitrov në takim me ministrat nga grupi i vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e zgjerimit”


Në prag të diskutimeve në Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së për sjellje të vendimit për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov sot do të ketë takim me ministrat e jashtëm të Polonisë – Jacek Çaputoviç, Letonisë – Edgars Rinkeviç, Lituanisë – Linas Linkeviçius dhe me zëvendësministrin për çështje evropiane të Estonisë – Mart Volmer.

“Dimitrov do të ketë mundësi t’i njoftojë bashkëbiseduesit për rezultatet e Komisionit evropian në raportin e përkohshëm të 2 marsit, me të cilin konstatohet se Maqedonia e veriut i ka shtuar përpjekjet dhe ka reflektuar rezultate të mëtutjeshme thelbësore dhe të qëndrueshme në sferat kyçe të identifikuara nga ana e Këshillit të BE-së në konkludimet e qershorit të vitit 2018, me pas duke e konstatuar si të rëndësishëm rekomandimin për fillim të negociatave për anëtarësim në BE”, kumtoi MPJ.

Ministrat e punëve të jashtme prej dje ndodhen për vizitë në vend, në cilësinë e përfaqësuesve të grupit të vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e zgjerimit” dhe mbrëmë u pritën edhe nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. .