REAGON LSDM: VMRO-JA DUHET TË KËRKOJË FALJE!


LSDM-ja ka reaguar pas kërkesës që ka bërë VMRO-ja për dorëheqjen e zyrtarëve qeveritarë. Partia në pushtet vlerëson se VMRO-ja i ka shkaktuar shumë telashe vendit, prandaj duhet të kërkojë falje.

“Përderisa Maqedonia është në rrugën e vërtetë, e vetmja që nuk do ta pranojë është VMRO-ja. Ata duhet të shikohen në pasqyrë dhe të gjejnë fajtorin për 11 vitet që larguan vendin nga rruga evropiane”, vlerëson LSDM-ja.