KSHZ-ja refuzoi kërkesën e ASH-së për komisionerët


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga katër partitë politike, LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe Lëvizja Besa për propozimin e anëtarëve nga radhët e tyre në këshillat zgjedhor.

Kërkesën e kanë bazuar në dispozitat e Kodit zgjedhor të cilat përcaktojnë se cilat parti mund të zgjedhin përfaqësues në trupat që zbatojnë procesin në vendvotime. Ky institucion konfirmon se nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Aleancës për Shqiptarët për të pasur anëtarë në këshillat zgjedhor, pasi ajo nuk i ka plotësuar kriteret formale-juridike, konkretisht, nuk ka pasur nënshkrim. Vendimi i KSHZ-së vjen disa ditë pasi Aleanca për Shqiptarët, me arsyetimin e koalicionit parazgjedhor LSDM-Besa, kërkoi të drejtën e propozimit të anëtarëve në këshillat zgjedhor, si e drejtë që i takon partisë opozitare./Alsat-M