Lëvizja BESA takime me qytetarët në disa vendbanime


Lëvizja BESA ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarë. Eksponentë të kësaj partie mbrëmë kanë bashkëbiseduar me banorët në Komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Nerezit.

Kjo parti po vazhdon takimet intensive nëpër shumë vendbanime si pjesë e debatit të saj me strukturat partiake, por edhe me qytetarë. Në vazhdën e këtyre takimeve po shpalosen pjesë të platformës partiake, por po dëgjohen edhe nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.