Viktima e gjashtë nga shpërthimi në Rramanli, ndërroi jetë edhe një grua 63-vjeçare

Humbi jetën edhe një grua 63-vjeçare e cila ishte në mesin e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin e Kumanovës Rramanli, konfirmoi për MEDIAL-n,mjeku Ilir Hasani.

Kjo është viktima e gjashtë nga shpërthimi. Në vendin e fatkeqësisë që ndodhi më 23 shkurt humbën jetën tre fëmijë të moshës tetë, nëntë dhe 11 vjet, pastaj në spital humbi jetën burri 58-vjeçar, ndërsa para tri ditëve nga lëndimet e marra humbi jetën edhe gruaja 36-vjeçare.