Është thyer tabela e dygjuhësisë në Qendrën ndërkomunale për Punë Sociale në Prilep.
Pasi Zoran Zaev mbrëmë në duelin televiziv me liderin opozitar Hristijan Mickovski deklaroi se është bërë gabim para vënies së tabelave dy gjuhësore në Komunat ku nuk ka përfaqësim të duhur të përqindjes së popullatës shqiptare,sot në Prilep është thyer njëra ndër tabelat dy gjuhësore.
”Qytetarët janë të zemëruar nga poshtërimi i qeverisë dhe po demonstrojnë revoltën e tyre, dhe fajin për këtë e ka vetëm Zaevi, shkruajtën në faqen në Facebook Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE- së, në Prilep.
https://m.facebook.com/okprilep/posts/2845223302233119