Dy persona të dyshuar me koronavirus kanë ikur nga spitali i Shtipit


Dy pacientë kanë thyer dritaren e dhomës dhe kanë ikur nga spitali i Shtipit ku ishin të shtrirë për konstatime të mëtutjeshme pasi ishin të dyshuar për infektim me koronavirus shkruan Pa Censurë.

Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partneren tij, me shtetësi kroate, të cilët ditë më parë ishin kthyer nga Italia dhe kishin shfaqur simptoma të koronavirusit.

Çifti është gjetur në shtëpinë e tyre në Vinicë, ku sipas ekipit policor të MPB-së, së bashku me ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik janë duke u munduar t’i kthejnë ato në spital. Pa Censurë