Dyshohej për koronavirus, shqiptari humb jetën në Greqi, mjekët sqarojnë shkakun e vërtetë


Paraditen e djeshme një 32- vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi.

Sipas mediave nga vendi fqinj shqiptari u transferua nga Liguria për në spitalin Nafplio.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital teksa po transferohej me ambulancë.

Të afërmit e tij fillimisht u frikësuan sepse kishin frikë se vdekja e tij ishte për shkak të koronavirusit. Pavarësisht alarmit momental në spital, mjekët shpejt e kuptuan se nuk ishte ky shkaku i vdekjes.

Burri 32-vjeçar, raportohet të jetë diagnostikuar me encefalit (inflamacion i trurit).