Ministria e Shëndetësisë rekomandon ndalimin e tubimeve publike në Maqedoninë e Veriut


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce sot në një konferencë me gazetarët theksoi se dikasteri i tij rekomadon që të ndalohen dhe të kufizohen tubimet publike masive.

Kjo sipas tij do ti propozohet Qeverisë dhe se është në përputhje me Ligjin për sëmundjet ngjitëse. Masa e tillë vjen si pasojë e frikës nga përhapja e koro navirusit. Propozimi i është dërguar Qeverisë dhe se pritet të shqyrtohet në seancën e thirrur për sot.

Sipas ministrit Filipce, kjo masë do të zgjasë një javë, dhe se më pas Ministria e Shëndetësisë do të sjellë vendim plotësues. Ministri tha se nëse do të jetë e nevojshme do të zgjatet afati i kësaj mase. Ndalesa nënkupton tubimet publike të hapura dhe të mbyllura. Me këtë do të ndalohen karnevalet në Strumicë dhe Prilep, por edhe takimet e partive politike.