‘Miliona euro humbje’, pas shpërthimit të koronavirusit, prodhuesit e birrës ‘Corona’ publikojnë bilancin negativ (Shifra)


Brewer Anheuser-Busch, kompania prodhuese e birrës ‘Corona’, ka paralajmëruar për rënien më të madhe tremujorit, pasi shpërthimi i koronavirusit i kushtoi rreth 155 milionë euro humbje.

Gjiganti më i madh i prodhimit të birrës, parashikon se fitimet e tremujorit të parë do të bien me rreth 10% pasi përhapja e virusit pësoi rënie të kërkesës në Kinë.

Grupi me qendër në Belgjikë tha: “Ndikimi i shpërthimit të virusit Covid-19 në biznesin tonë vazhdon të evoluojë. Përhapja ka çuar në një rënie të konsiderueshme të kërkesës në Kinë”.

Muajin e kaluar Google tha se kërkimet për birrën Corona ishin rritur me 1,100 përqind, si arsye e koronavirusit.