4 persona preken nga “gripi i derrit”, rezultatet erdhën pas analizave për koronavirus

Berat – 4 pacientë janë konfirmuar me gripin AH1N1 nga spitali i Beratit.

Ndërkohë një tjetër pacient i cili kishte ardhur nga Skrapari ka shfaqur probleme të rënda me rrugët respiratore dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës në QSUT.

Ndërkohë rastet për 4 pacientët e prekur nga gripi AH1N1 është konfirmuar nga mjekët e infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat. Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit,Etleva Vila edhe pse pohon se, situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme plomonare, edhe pse nuk kanë qenë raste të rënda.

Sipas Vilës, të gjitha rastet me komplikacione janë trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore dhe pasi janë përmirësuar janë dërguar në shtëpi. Mjekja shprehet se, në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit ,për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat viriologjike” që janë përcjellë për ekzaminin në ISHP në Tiranë.

Ajo konfirmon se, kemi pasur 4 raste të konfirmuara me AH1N1 para dy javësh në bazë të analizave të ardhura nga ISHP-ja Tiranë që kanë konfirmuar se pacientët ishin me sëmundjen e “gripit të derrit”.

Mjekja Vila konfirmon se edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një Repart Karantine, mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara,stafi mjekësor merr kampione tamponesh, i analizon në ISHP dhe i dërgojnë në Tiranë.

Virusi AH1N1 shfaq simptoma të njëjta me viruset e tjera, si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë. Virusi H1N1 është një lloj i infeksionit. Nuk është i njëjtë me gripat e zakonshëm. Për herë të parë u shfaq në vitin 2009 dhe infektoi njerëz në të gjithë botën. Ky virus e morri emrin “Gripi i derrave” pasi që i ngjasonte gripave të cilët i kaplojnë derrat. Kjo sëmundje shpërndahet nga një person te tjetri.