Para ndërtesës të Prokurorisë Publike sonte në orën 18:15 filloi protesta në organizim të VMRO-DPMNE-së. Mbështetësit e kësaj partie dhe qytetarët e pranishëm kanë ecur nëpër skelën e lumit Vardar, deri te Gjykata Supreme.
Protesta, sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë se përgjegjësi duhet të ketë dhe se për padrejtësisë është fajtor ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev.
Para të pranishmëve foli edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski, i cili potencoi se pushteti gjyqësor dhe prokuroria janë shtypur brutalisht.
“Zoran Zaevi është fajtor sepse në të njëjtën kohë është kryeministër, prokuror dhe gjykatës, akuzoi Mickoski. Zaev, siç tha është edhe tregtar me organet vitale të Maqedonisë tonë dhe vrasës i drejtësisë.
Sipas tij, këshilltarë kryesor dhe mbrojtës të besueshëm të krimit të Zaevit janë Vilma Ruskoska dhe Lubomir Joveski, edhe disa gjykatës suprem si dhe , siç tha, edhe disa shërbëtorë mediatik që nuk janë gazetarë, ndërsa prezantohen si të tillë.
Në protestën, e cila ishte masive, qytetarët e pranishëm brohorisnin “Duam drejtësi”, “Maqedonia”, kënduan këngë patriotike, me flamuj të Maqedonisë, ndërsa transparenta kryesore ishte “Zaevi është fajtor”. .