Një shkupjan dyshohet për ngacmim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare


Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për vepër të kryer penale ngacmim seksual ndaj një fëmije i cili nuk i ka mbushur 14-vjeç.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se i dyshuari, më 10 shkurt, në një objekt të braktisur për pas qendrës për të pastrehë “Ranka Millanoviq” në Shkup ka ngacmuar seksualisht një fëmijë të moshës 12-vjeçare.

“Ai viktimën, ndryshe fëmijë jashtëmartesor me të cilin ka jetuar në bashkësinë e njëjtë familjare, e ka marrë në automjet me pretekstin se do ta çojë në shkollë, por e ka dërguar në një objekt të braktisur, ku e ka detyruar për veprime seksuale”, sqarohet në kumtesë.

Prokurori publik kompetent gjykatësit së procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut nga arratia, mundësia për të ndikuar mbi dëshmitarët dhe rrethana të veçanta të cilat e arsyetojnë frikën se do të mund ta përsërisë veprën.