Kasami: Zaevi mashtroi shqiptarët, nuk dallon nga Gruevski (VIDEO)


Qëndrimet anti-LSDM, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ka bërë publike gjithandej. Madje, akuzat e tij ndaj Zaevit dhe partisë së tij kanë shkuar deri aty sa LSDM është quajtur “parti fashizoide”.

Në një intervistë në emisionin “Pressing” në T7, Kasami kishte thënë se, gjatë propozimit të këshilltarëve të BESËS në Komunën e Tetovës për ndërrimin e emrave të shkollave nga emra komunist në emra të heronjve shqiptarë, LSDM kishte kundërshtuar dhe reaguar në mënyrë fashizoide, ndryshe nga VMRO që nuk kishte reaguar fare.

“Në momentin kur këshilltarët e Lëvizjes BESA marrin iniciativë për ndërrimin që këto shkolla të emërohen me emrat e heronjve kombëtar, nuk erdhi reagimi nga VMRO-DPMNE. Por erdhi reagim nacionalist, madje fashizoid nga Dega e LSDM-së në Tetovë, ku ka anëtarë edhe shqiptarë”, pati thënë Kasami.